FOTO&VIDEO

Kosovës i shtohen edhe 311 ushtarë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) sot ia janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj.

Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani.

Foto: KALLXO.com

“Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, ka thënë Mehaj.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai rekrutëve të rinj ua ka rikujtuar sakrificat e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Ushtria jonë po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane e demokratike. Ushtria është e shtetit, e shteti është i popullit. Por, për të lindur këtë shtet u dashtë shumë mund, e përpjekje që kulmoi me luftën e drejtë dhe largimin e okupatorit serb”, ka thënë Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

14 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago