BOTA

Krahasimi Ukrainë-Rusi, Kievi ka një ushtri të fortë, por e pamatshme me atë të Moskës

Diferencat në fushëbetejë, midis Rusisë dhe Ukrainës, do të ishin të dukshme, në rast të një konflikti të hapur. Moska disponon një nga arsenalet ushtarake më të mëdha dhe të fuqishme në botë, që i “dorëzohet” vetëm teknologjisë amerikane.

Por edhe forca ushtarake e Kievit nuk është për t’u nënvlerësuar. Ukraina trashëgoi një pjesë të mirë të forcës ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik, por për shumë vite arsenali i saj gjykohej si tejet i vjetër.

Diferencë buxhetesh

Por në dekadën e fundit, veçanërisht pas pushtimit rus në Krime dhe në pjesën lindore të vendit, ekzekutivi  i ri antirus shtoi në mënyrë domethënëse shpenzimet ushtarake, që sot arrijnë në 5.9 miliardë dollarë, rreth 8.8% të GDP-së.

Shteti që rrezikon pushtimin, disponon tashmë mjete dhe pajisje shumë më moderne, dhe së bashku me trajnues perëndimorë janë rikonceptuar tërësisht strukturat e forcave speciale.

Një betejë në fushë të hapur, do të kishte çmim kripur për Moskën, që sot ka grumbulluar rreth 130 mijë ushtarë në kufi dhe në Bjellorusinë aleate. Ushtria ukrainase disponon tashmë më shumë se 200 mijë ushtarë të gatshëm për luftë, si dhe një forcë rezervistësh, që shkon deri në 900 mijë persona, pa shtuar se një pjesë e mirë e popullsisë ka një trajnim ushtarak nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Kievi ka “muskuj”, por krahasimi ushtarak mbetet i pabarabartë

Shifrat, gjithsesi, mbeten totalisht në favor të Moskës, në rast të shfaqjes së “muskujve” ushtarakë. Ushtria ruse është modernizuar edhe më shumë në vitet e fundit, me një buxhet 10 herë më të madh, rreth 62 miliardë dollarë, dhe me armë që arrijnë një teknologji dhe një forcë që Kievi vetëm mund të ëndërrojë.

Duke filluar nga mjetet e blinduara, më shumë se 30 mijë rusë nga 12 mijë të Kievit, për të shkuar te forcat ajrore, me 1500 mjete të gatshëm për sulm, ku spikasin modelet SU-30 dhe ai i gjeneratës së pestë SU-57, dhe që arrijnë në disa raste të tejkalojnë modelet e NATO-s.

Supremacisë ruse i shtohen raketat balistike, veçanërisht ato të kategorisë Iskander, S-400 dhe S-500, pa folur për raketat hipersonike Kinzhal (“Dagger”), aktualisht i pakapshëm edhe për sistemet mbrojtëse të NATO-s.

Arsenali bërthamor

Në fund, nuk mund të lihen mënjanë resurset e fundit të fuqive botërore: arsenali bërthamor.

Kur kolapsoi Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, Kievi trashëgoi rreth 3 mijë armë bërthamore, duke e shndërruar Ukrainën në fuqinë e tretë bërthamore në botë. Por sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, të gjithë armët e saj u shkatërruan nga viti 1996, pikërisht në Rusi.

Moska, nga ana e saj, edhe pse ka shkatërruar një pjesë të mirë të arsenalit sovjetik, mban ende zyrtarisht 4497 armë bërthamore, me sisteme pjesërisht të modernizuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago