Krasniqi tregon momentin si ambasadori Walker e kapi për fyti zëvendësshefin e UNMIK’ut Steven Shook

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka treguar se ish ambasadori amerikan William Walker e ka kapur për fyti nënkryetarin e UNMIK’ut Steven Shook derisa Krasniqi kishte qenë prezent.

“Steven Shook’it, Ambasadori amerikan Ëilliam Ëalker ja ka ngjit per fyti”, ka thënë Krasniqi

“Jemi shku me e vet per rregullat e ndërhyrjes, edhe Steven Shook i ka thanë Ëalkerit “Kush je ti me më pyet për rregullat e ndërhyrjes”, Walkeri i ka thënë “Unë jam ambasadori amerikan Ëilliam Ëalker i këtij vendi dhe duhet me i sqaru rregullat”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi tha se në ato momente situata ishte paksa e tensionuar dhe dihej se shumë njerëz duhej shkuar në burg.

“Kjo ishte një betejë e dy amerikanëve dhe Shook e dinte se kur dalin rregullat e ndërhyrjes nga rendi, shumë njerëz duhet me shku në burg”, shtoi Krasniqi.