E gjatë 330 metra, me një kapacitet mesatar prej rreth 5000 ushtarësh, aeroplanmbajtësja bërthamore “Theodore Roosevelt” nga viti 1988 ka qenë krenaria e ushtrisë amerikane, protagoniste e pothuajse të gjitha krizave ndërkombëtare ku Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërhynë.
Por këto ditë ajo është skena gjigante e një skandali pothuajse të paprecedent në ushtrinë amerikane, ku edhe një herë sfondi mbetet pandemia e koronavirusit.
Sekretari për Mbrojtjen Thomas Modly deklaroi se komandantii i i “Theodor Roosevelt”, ose TR siç e quajnë shkurt, kapiteni Brett Crozier, është shkarkuar nga drejtimi pasi kishte shpërndarë disa kolegëve një letër ku thuhej ndër të tjerat se duhet të merreshin vendime urgjente për të shpëtuar ushtarët. Një letër kjo, që kishte përfunduar në dorë të gazetës “San Francisco Chronicle,” dhe nga aty në gjithë mediat amerikane.
“Ne nuk jemi në luftë. Nuk ka nevojë që të vdesin marinarë. Në qoftë se nuk veprojmë tani, ne do dështojmë në përkujdesjen e asetit tpnë më të çmuar, marinarët”, shkruhej në letrën e komandantit Crozier, pasi në aeroplanmbajtësen kishin filluar të përhapshin rastet e koronavirusit.
Javën e kaluar ishin raportuar tre marinarë, ndërkohë që pas pak ditësh numri i ka kaluar 100 ushtarakët, rreth 10% të të gjithë ushtarakëve amerikanë.
“Jam dakord me disa gjera që thuhen në atë letër, bëri mirë që i tha. Por mënyra është totalisht e papranueshme”, deklaroi sekretari i mbrojtjes Modly, duke nënkuptuar shpërndarjen e qëllimshme në media.
Aktualisht, personat e sëmurë dhe personeli tjetër jo i domosdoshëm ka zbritur në bazën e ishullit Guam në oqeanin Paqësor.