Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përpos krerëve të shtetit, në Prekaz homazhe bëri edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e vizitorë të shumtë që vijnë vende të ndryshme të Kosovës dhe jo vetëm.
Në orën 10:30-10:35 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.
Në orën 10:35-10:40 vendosen kurora te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të nisë seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.
Në orën 12 deri në orën 13 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë në bulevardin Nënë Tereza,
Në orën 14 deri në orën 15, bëhet përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s” në Bibliotekën Kombëtare.
Në orën 16:00-17:00 do të bëhen pritjet shtetërore në Pallatin e Rinisë.
Në orën 17 do të nisë koncerti i Filharmonisë së Kosovës me vepra shqitpare në Sallën e Kuqe.
Në orën 18:30 do të mbahet programi i Ansamblit Shota dhe atij të Shqipërisë në Teatrin Kombëtar dhe në orën 20:00, do të ketë koncert në Kino Armata.