POLITIKE

Kreu i shoqatës shqiptare në SHBA: Grenell lobon për serbët, kemi gati emrin e ri

Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët shqiptare në Amerikë” ka deklaruar në një intervistë për Abc News se do të kërkojnë shkarkimin e ambasadorit amerikan në Kosovë Richard Grenell, duke pretenduar se ky i fundit është aleat me Serbinë dhe lobon për interesat e saj.

“Ne kemi bërë kërkesë që ta pushojë nga puna ambasadorin Grenell. Është po ai lob që kemi çuar Millosheviç në Hagë dhe kemi luftuar për pavarësinë e Kosovës. Eliot tha se administrata Trump nuk po e menaxhon si duhet situatën politike në Kosovë por kjo deklaratë nuk pi më ujë.

Trump nuk i vlerëson këshillat e tij sepse e ka kundërshtar. Sot është koha që republikanët mund ta ndihmojnë çështjen e Kosovës.

Ambasadorët nuk janë të përjetshëm dhe ne do kërkojmë një person tjetër që të vihet për të mbikëqyrur çështjen Serbi Kosovë sepse Grenell është vendosur aty për shkak të lobimit serb. Serbët kanë lobuar në Rusi për mbështetje. Sot ata po bëjnë lojën që kemi bërë ne dikur por ne duhet t’i sugjerojmë më shumë Trump për çështjen shqiptare”, tha Kepi.

Ai mbështeti rolin e qeverisë Kurti pavarësisht influencave të huaja, ndërsa shtoi se shoqata që ai drejton ka gati disa emra për zëvendësuesin e Grenell.

“Albin Kurti ka treguar seriozitetin e tij dhe besoj se nuk i vë shumë faj partive politike në Kosovë dhe kanë qënë të ndikuar nga Grenell, për shkak të pozitës së tij. Mund të them se qeveria Kurti ka vepruar në mënyrën e duhur.

Kemi disa emra për të zgjedhur një zëvendësues të Grenell. Disa prej tyre punojnë në Washingtoon”, theksoi Kepi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago