Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Arben Kraja ka deklaruar gjatë Konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar” ditës së sotme se grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë më të rrezikshme, dhe kanë ndryshuar aktivitet.
Sipas tij grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai. Ai theksoi gjithashtu se grupet kriminale janë bërë shumë të egra.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër”, është shprehur Kraja.
Arben Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post. 3 janë kandidaturat për kreun e ri të SPAK. Pas Adnan Xholit, edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani zyrtarizuan kandidimin për këtë post.
“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që ti japim mundësi që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë”, u shpreh ai.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…