POLITIKE

Kreu i VV-së në Shqipëri e quan Ramën kolaboracionist

Përfaqësuesi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipëri, Boiken Abazi, ka kritikuar ashpër pjesëmarrjen e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Forumin për Bashkëpunim Rajonal në Shkup, ku ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Abazi e ka quajtur Ramën kolaboracionist, duke thënë se po punon sipas planeve ekspansioniste të Serbisë.

“Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje, Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin”, thuhet mes tjerash në një reagim të Abazit në Facebook.

Ai e ka lidhur këtë forum edhe me Konferencën e Londrës, fiks 108 vjet më parë, kur u copëtuan tokat shqiptare.

“Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e kësaj dite. Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e ‘Zonës së Novi Sadit’ (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen)”, ka shkruar më tej Abazi.

Sipas tij, me këto nënshkrime, Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.

“Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!”, ka shkruar ai.

Kosova nuk e përkrah këtë nismë, sikurse as Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina.

Qëllimi i “mini-schengenit”, sipas nismëtarëve të tij, është qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave.

Abazi është një prej përfaqësuesve më të lartë të Vetëvendosjes në Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 minuta ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

15 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

18 orë ago