Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot një aksion në veri, ku janë kryer bastisje në disa lokacione dhe si rezultat janë sekuestruar armë, pajisje të ndryshme e dokumente.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se Policia ka kryer kontrolle bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kundër dy personave të dyshuar për veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, lidhur me veprën “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, bastisjet janë kryer në fshatin Banjskë dhe në fshatin Lozhistë, ku në dy shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar së paku dy armë, telefona, dokumente e pajisje të armëve.
Të dyshuarit që ishin cak i Policisë nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, ndërsa provat materiale janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.