KRYESORE

Kriza e Detit të Kuq, SHBA dhe Britania bombardojnë bazat e houthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe nisën bombardimet kundër pozicioneve të Houthi në Jemen pasi militantët e mbështetur nga Irani, refuzuan të dëgjojnë paralajmërimin për të mos vazhduar sulmet e tyre në Detin e Kuq.

Lajmin e raporton New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë të mbrojtjes. Sipas gazetës, pritet pjesëmarrja e aleatëve të tjerë, përfshirë Holandën, Australinë, Kanadanë dhe Bahreinin, në “aleancën” për të ndaluar grupin e militantëve që të ndërpresin kalimin e anijeve përmes detit të Kuq.

Këto bombardime shënojnë përgjigjen e parë ushtarake amerikane ndaj asaj që ka qenë një fushatë e vazhdueshme sulmesh me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas dhe vijnë vetëm një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe disa vende aleate lëshuan një paralajmërim përfundimtar.

Sipas Times dhe mediave të tjera amerikane dhe angleze, shpërthime u dëgjuan në Jemen, vetëm disa orë pasi Rishi Sunak i dha dritën jeshile sulmeve ajrore britanike.

“Me urdhrin tim, forcat ushtarake amerikane, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë kryer me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi për të minuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale në botë”, shkroi presidenti amerikan Biden.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, i dënoi me forcë sulmet e SHBA-së dhe Britanisë në Jemen, duke i konsideruar ato një veprim arbitrar dhe një shkelje të qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

47 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago