POLITIKE

Kriza në Itali si pasojë e COVID-19, Conte dhe Papa takim “top secret”

Një takim “top secret” është zhvilluar gjatë paradites së sotme në Vatikan mes Papa Franceskut e kryeministrit italian Giuseppe Conte.

Deri tani nuk ka asnjë detaj për këtë takim të pazakontë, i cili është informuar me një komunikim nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Takimi është zhvilluar kokë më kokë dhe supozohet se motivi i tij është kriza e rëndë shëndetësore, sociale e ekonomike që ka përfshirë Italinë.

“Nuk dihet përmbajtja e bisedës mes Papa Franceskut e kreut të qeverisë italiane Giuseppe Conte”, thuhet në median zyrtare të selisë së Shenjtë , Vatikan Neës, por dihet se sa në zemër e ka Papa Francesku situatën e vështirë ku ndodhet Italia.

Mendohet se Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë Italisë në një moment kaq dramatik dhe Ati i Shenjtë i ka shprehur shtetit italian afërsinë e tij ndaj popullsisë që po vuan nga numri i lartë i të sëmurëve, ndaj familjeve që kanë humbur të afërmit dhe ndaj të gjithëve që janë në vështirësi serioze ekonomike.

Gjatë meshave të tij Papa Franceku ka mbrojtur punën e qeveritarëve që janë të detyruar të marrin dhe masa drastike, ekzemplare e jo popullore, por për një të mirë të përbashkët.

Sipas Selisë së Shenjtë, gjatë ditëve të fundit Papa Francesku është takuar dhe me drejtuesit e Dikasterit të Zhvillimit human në Vatikan, për të reflektuar mbi të sotmen e të nesërmen e njerëzimit pas pandemisë ku janë nënvizuar disa konsekuenca që priten të përballohen si “uria, varfëria, fajdet e dhuna e kriminelëve jo humanë.”

Pak ditë më parë Papa Francesku në një meshë të jashtëzakonshme mbi pandeminë e Ccvid-19 që ka goditur globin tha: “Koronavirusi e çoi humanizmin i cili deri tani ishte i sigurt për fuqinë e tij, të kërkoj ndihmë për shpëtimin e tij. Kemi ecur përpara duke u ndjerë të fortë e të aftë në gjithçka. Lakmitarë në fitim, e lamë veten të mbytemi nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur të përgjërohemi ; ZGJOHU O ZOT!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago