Në Angli po vuajnë realisht për karburant dhe mijëra njerëz detyrohen të presin në radhë të gjata për t’u mbushur me karburant. Diçka e tillë nuk ka kursyer as njerëz të pasur apo lojtarë të famshëm siç është rasti i Cristiano Ronaldos.
Për të mbushur Bentleyn luksos të portugezit, shoferi i lojtarit portugez është detyruar të presë 7 orë në pikë në karburantin më të afërt në Wilmslow por drama më e madhe është fakti që edhe pas një pritjeje kaq të gjatë ai u detyrua të largohej pa asnjë pike karburant të rimbushur për makinën luksoze që ka kushtuar 220 mijë paund.
Shoferi siç duket në foto është shfaqur në 2 të mesditës për t’u furnizuar dhe i është dashur të presë plot 7 orë, për t’u larguar në orën 9 të mbrëmjes, bosh gjithsesi.
Një çmenduri po ta mendosh por ja që makinën luksoze duhej me çdo kusht ta mbushte por kriza nuk pyet as për Ronaldon që ndoshta duhet të mendohet dhe të marrë një makinë elektrike!.