Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë në takim liderët e partive opozitare për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një çështje që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Duke folur për media në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti e cilësoi si “të dëmshme dhe gabuar” mungesën e takimeve në dy ditët e fundit para mesnatës se 5 marsit, kur Kuvendi u mblodh për të votuar për presidentin e ri.
Por, ai tha se sot do t’iu dërgojë ftesa kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për takime në fillim të javës së ardhshme.
Kosova nuk arriti ta zgjedhë më 5 mars pasuesin e presidentes Vjosa Osmani – të cilës i mbaron mandati më 4 prill – dhe çështja u dërgua në gjykatën më të lartë të vendit për shkak të krizës procedurale dhe interpretimeve të ndryshme kushtetuese.
Në fillim të kësaj jave, Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri më 31 mars një dekret të presidentes Osmani, përmes të cilit ajo e kishte shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars, një ditë pasi dy kandidatët e propozuar nga partia në pushtet e Kurtit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim në mungesë të kuorumit.
Vendimi i Kushtetues nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit deri më 31 mars.
Partitë opozitare e pamundësuan votimin sepse e braktisën sallën, pasi kishin dështuar bisedimet paraprake me Kurtin për një emër që do ta gëzonte mbështetjen e nevojshme.
I pyetur të premten se si mendonte se do të arrihej një marrëveshje duke ditur qëndrimet e opozitës, Kurti tha:
Gjasa për konsensus përcaktohet vetëm nga të tjerët për shkak se gatishmëria jonë për konsensus është e plotë.
Kurti e përsëriti qëndrimin se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij, nuk është as e drejtë e as e dobishme.
“Prandaj, është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej neve stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura, pra, nuk ka nevojë për zgjedhje të përsëritura, të ka nevojë që sa më parë të kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të filloj Kuvendi të punojë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, nuk bëhet fjalë se kush e ka shumicën dërmuese, por çështja është te kuorumi prej 80 deputetëve.
“Nuk besoj që na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, tha ai.
Ndërkohë, presidentja Osmani nuk u paraqit si kandidate nga asnjë parti, edhe pse partia e Kurtit pretendoi se ia kishte ofruar mundësinë. Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para apo me 61 vota në raundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet./Marrë nga REL
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…