Në veturën me targa nga Kosova dikush ka shkruar “Kosova është Serbi”.
Rasti ka ndodhur në Kroaci, në qytetin e Opatisë.
Kjo u bë e ditur nga deputetja shqiptare në këtë vend, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Ajo tha se ky mbishkrim u bë nga një qytetar serb.
Deputetja aktin e quajti diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ndaj popullit shqiptar.
“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.
“Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci”.