LAJME

Kroacia dhe katër vende tjera i bashkohen sponsorizimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Përveç njoftimit të Kroacisë se do të bashkësponsorizojë rezolutën mbi gjenocidin e Srebrenicës, listës tashmë të gjatë i janë bashkuar edhe pesë vende të tjera.

Vendet që njoftuan dje se po i bashkohen bashkësponsorizimit janë Estonia, Bullgaria, Luksemburgu, Polonia dhe Bangladeshi.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme ku do të diskutohet kjo rezolutë do të mbahet në mes të majit, ndërsa për atë periudhë (15 maj) është caktuar edhe seanca e rregullt e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku diskutohet situata në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pesëshja e fundit e vendeve iu bashkuan listës së mëparshme të vendeve bashkë-sponsorizuese të rezolutës që synon ta bëjë përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë me karakter zyrtar ndërkombëtar, siç është rasti me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë. Propozuesit e rezolutës janë pikërisht Ruanda dhe Gjermania.

Siç mëson portali nga Bosnja, Klix.ba, seanca e Asamblesë së Përgjithshme nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht rezolutës së përmendur.

Në fakt, rezoluta do të konsiderohet si pjesë e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “Kultura e Paqes” si një seancë e rregullt e Asamblesë së Përgjithshme. Pasi Misioni i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB i dërgoi dje zyrtarisht rezolutën kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme Dennis Francis, kjo iniciativë do të shqyrtohet pas pesë ditësh pune nga paraqitja e saj.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç ështëKurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar…

2 orë ago
Kryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-nKryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-n

Kryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-n

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se nuk sheh rrezik të përshkallëzimit të luftës në…

4 orë ago
Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitjeMacron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat…

5 orë ago

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…

8 orë ago

Ekspertja e neuropsikiatrisë për djalin që vrau 10 nxënës në shkollën serbe: Pa pendim, i vetëdijshëm për krimin

Gjyqi kundër prindërve të djalit që vrau dhjetë persona në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në…

8 orë ago

Dikur tallte Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen…

9 orë ago