POLITIKE

Kryediplomati çek në Prishtinë premton përkrahje për liberalizim të vizave: Pritjet e mia janë të larta, na duhet edhe pak punë

Kryediplomati çek Jan Lipavský ka folur në një konferencë për media në Prishtinë pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lipavský ka thënë se vizita e tij në Prishtinë vjen pikërisht në kohën kur Republika Çeke e ka presidencën e BE-së dhe se një nga prioritetet e tyre është Ballkani Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ministri i Jashtëm çek është shprehur se se për çështjen e vizave duhet edhe pak punë, por se siç tha ai “janë në rrugë të drejtë që gjejnë përkrahje politike që ky proces të përfundojë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se presidenca çeke është duke punuar në këtë drejtim dhe se pritjet e tij janë të larta.

“Do të doja të them se masazhi ynë është që vendi juaj mund të llogarisë në përkrahjen çeke në sundimin e ligjit. Kjo është vizita ime e parë në Prishtine dhe vjen në kohën kur Republika Çeke ka presidencën e BE-së dhe dua të them se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën është një nga prioritetet tona për sa më shumë progres në çështjen e integrimit, duke përfshirë procesin e vizave. Aty duhet ende punë por jemi në rrugë të drejtë që të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundoj. Janë disa takime teknike të cilat do të rezultojnë me një vendim pozitiv për Kosovën. Presidenca çeke është duke punuar në këtë fushë dhe jemi duke e përkrahur këtë”, u shpreh ai.

Lipavský tha se nuk mund të japë datë në lidhje për këtë proces, por ka konfirmuar se ka kërkuar edhe qëndrimin e Holandës e cila është një nga shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryediplomati çek ka thënë se Ministri i Jashtëm i Holandës i ka thënë se të rishikojnë së pari aspektet teknike për të marrë vendim në aspektin politik.

“Është proces i cili përbëhet nga aspektet teknik dhe që vendimet politike. BE-ja shumë shpejt do të rishikojë çështjet teknike.

“Është e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia nga vendimet politike janë shumë të larta. Është shumë e lartë në agjendën tonë politike. Unë e kam kërkuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës për pozicionin e tij. Ai ka thënë se do të rishikojnë aspektet teknike, dhe pastaj do të vendosin për aspektin politik”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

20 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

36 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago