Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar.
Sipas mediave të huaja, kryeministri i Izraelit ka thënë: “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”.
“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, tha më tej Netanyahu.
Por kush është Sinwar?
Yahya Sinëar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.
Besohet se ai është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit dhe është personi më i kërkuar i Izraelit, sipas Netanyahut.
Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12” – në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…