Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka vlerësuar sot se vendimi i Qeverisë kroate për të mos lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një vizitë private në Jasenovac, ku ai ka dashur t’u bëjë homazhe viktimave të atij kampi gjatë Luftës së Dytë Botërore është skandali më i madh në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë në historinë moderne.
Kryeministri ka theksuar për Tanjug se presidentit Vuçiq nuk i është ndaluar hyrja në Kroaci, por i është ndaluar të shkojë në Jasenovac.
Nëse thua se Jasenovaci është zonë e ndaluar dhe se presidenti nuk mund të shkojë atje, ke treguar se Jasenovaci është vend i ndaluar, sepse asnjë president i Serbisë nuk ka qenë atje, ai as nuk ka guxuar të dojë të shkojë që të mos ofendojë të gjitha autoritetet kroate që nga viti 1945, deklaroi Brnabiq.
“Nuk e di se si do të duken marrëdhëniet tona në të ardhmen”. Ata nuk thanë se atij i ishte ndaluar hyrja në Kroaci, por duhej të shkonte privatisht në Jasenovac. Mund të shkojë në Opati, Rovinj…, ku të dojë, përveç Jasenovacit. Ai nuk duhet të vizitojë Jasenovacin, sepse kjo po shkakton kaos”, ka theksuar Bërnabiq.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…