POLITIKE

Kryepopi serb i sheh si ardhacakë shqiptarët në Kosovë: Serbët janë aty qe 15 shekuj

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej të cilët dje Ministria e Jashtme e Kosovës i tha se mund të hyjë në Kosovë pasi Kisha ta dënojë hyrjen ilegale të priftit Predrag Popoviq në territorin e Kosovës, ka takuar sot Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pasi kanë dalë nga takimi, Porfirije ka thënë se ai nuk është dikush që di gjithçka për ato që po ndodhin dhe se pikërisht për këtë arsye ka pasur shumë pyetje për Vuçiqin. Sipas Porfirije, Vuçiq i ka dhënë shumë përgjigje.

Kreu i Kishës Serbe pastaj ka folur se si serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë bashkë.

“Në këto momente të rënda, bashkë me ta si gjithmnë, i lutem zotit për njerëzit tanë të cilët s’e kanë aspak të lehtë në Kosovë e Metohi, që vuajnë, por edhe për të gjithë njerëzit, për paqe në botë, e para së gjithash për mirëkuptim reciprok, për bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe serbëve, sepse me siguri mund të kuptohemi më mirë me përpjekje të përbashkëta” ka thënë ai.

Tutje, Porfirije ka thënë se “në Kosovë e Metohi” shqiptarët dhe serbët me shekuj jetojnë bashkë duke përdorur teorinë e “shkencës” serbe se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë.

“Natyrisht, serbët në Kosovë e Metohi janë afër 15 shekuj, e nuk di diku 4 shekuj bashkë me shqiptarët” ka thënë Porfirije.

Ai ka theksuar se ka potenciale që tregojnë se nëse ka vullnet të mirë mund të gjendet rruga për bashkëjetë dhe se ka vend për të gjithë.

Porfirije ka thënë se shpreson që të realizojë vizitën në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

48 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago