Në takimin e thirrur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku u diskutua për ndaljen e pagave të grevistëve, nuk kanë marr pjesë kryetarët e katër komunave të udhëhequra nga VV-ja.
Gazeta Sinjali, mëson se në mbledhjen urgjente kanë munguar kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ai i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ai i Kamenicës Kadri Rrahimaj dhe ai i Shtimes Qemajl Aliu.
Për shkaqe tjetra në takim nuk ishin as kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj e ai i Vushtrrisë Ferid Idrizi, mëson Gazeta Sinjali.
Derisa në takim kanë marr pjesë kryetarët e 22 komunave tjera.
Po ashtu si zakonisht mungojnë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.
E dy nga katër kryetarët e komunave, ai i Gjilanit e Kamenicës nuk kanë mundur të shkojnë në mbledhjen e thirru nga AKK-ja, pasi kanë pritur në takim zv. kryeministrin Besnik Bislimin.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…