Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo qeveri të cilen e ka quajtur si ‘shpëtimtari’,
Gucati ka shkruar se shumë kush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së këtij të fundit.
Sipas Gucatit, Kurti çdo ditë po duket me minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.
“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.
“Ti që fole gjithmonë për parime, drejtësi e shtet të mirëfilltë, secilën ditë pas ardhjes tënde në pushtet, po dukesh më minor, ma i pa fuqishëm, mashtrues, mohues i realitetit, shkatërrues i shtetit”, ka shkruar Gucati.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…