Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të dy qytetarëve serbë në Shtërpcë.
Sanduloviq i ka reaguar Vuçiqit duke aluduar me atë se çfarë ndodhi dje.
“Ky është i njëjti dorëshkrim për fëmijët serbë të pafajshëm të vrarë në kafenenë “Panda” nga mercenarë serbë me urdhër të UDB-së. Banda komuniste. Kujt po mundohesh t’ia shesësh këtë si urrejtje të shqiptarëve ndaj serbëve dhe atë ndaj fëmijëve në festën më të madhe serbe, të Krishtlindjeve. Sigurisht se jo me mua, horr”, ka vazhduar ai.
“Tani u kujtuat pas 10 vitesh të diktaturës dhe sundimit tuaj, papritmas për herë të parë të shkoni në Hilendar për Krishtlindje. A është ky justifikimi i juaj? Dhe tani pikërisht kur jeni në Hilendar, një krim i tillë kundër fëmijëve serbë ndodhi për Krishtlindje. Ik i çmendur”.