LAJME

Kryetari i Zveçanit viziton vendin ku ndodhi shpërthimi, publikon pamjet e dëmëve të shkaktuara

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar vendin ku mbrëmë pas mesnate ndodhi një shpërthim.

Peci ka dënuar shpërthimin që ndodhi pranë pompës së benzinës Lab-Oil, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura. Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin”, ka pohuar Peci në postimin e tij në Facebook.

Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falenderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.

Related Post

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, derisa tha se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se ka dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

 

 

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun

Në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shpalosur detaje të takimeve sy…

6 orë ago

Shqipëria siguron rekord të ardhurash nga turizmi, 874 milionë euro në 3-mujorin e parë

Shqipëria ka parë rritjen më të madhe të turizmit gjatë tre muajve të parë të…

9 orë ago

20 minuten: Një shqiptar në Cyrih qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, e dënueshme me ligjet zvicerane

Një i ri qëllon me pistoletë në ajër pas ndeshjes Shqipëri-Serbi – pikërisht përpara Qendrës…

10 orë ago

Ukraina publikon një video të re rreth ‘operacionit me dronë’ që rezultoi në shkatërrimin e 41 aeroplanënve ushtarakë në katër aeroporte ruse

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka publikuar një video të re rreth operacionit special “Pavutina”…

11 orë ago

Humb jetën turisti gjerman gjatë vizitës në Kalanë e Butrintit

Një turist gjerman, rreth 75 vjeç, ka ndërruar jetë paraditen e sotme gjatë një vizite…

12 orë ago

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiç në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës.…

17 orë ago