Fjalimi i Donald Trump për atë që njihet si “State of the Union” (Shteti i bashkimit) në Kongresin Amerikan nuk anashkaloi detajet që u vunë re nga të gjithë.
Që prej fillimit, teksa u paraqit në Kongres, Presidenti shmbangu takimin me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke mos i dhënë dorën, por thjesht i kaloi letrën e rekomandimeve të tij. Në përgjigjje të këtij gjesti, edhe Pelosi, që nuk e takon Presidentin prej mëse 5 muajsh, i shmangu formalitetet në prezantimin e fjalimit 80-minutësh të tij, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Të nderuar anëtarët e Kongresit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara”.
Dhe teksa Trump mbaronte fjalimin e tij, ajo në mënyrë demonstrative grisi kopjen e rekomandimeve që i kishte dhënë Presidenti.
“Ishte gjëja më e pakët që meritonte”, tha ajo teksa u pyet nga mediat.
Por, çfarë përmbante fjalimi i Trump? Tre shtyllat kryesore të tij ishin ekonomia, ushtria dhe shëndetësia. Presidenti amerikan shijoi ovacione ndër përfaqësuesit republikanë të Kongresit, teksa u shpreh se Amerika po numëron të njëmbëdhjetin vit radhazi të zhvillimit ekonomik: “Me kënaqësinë më të madhe ju konfirmoj sonte se ekonomia amerikane po përjeton momentet më të mira të saj”, tha Trump.
Ndalesa tjetër e Presidenit gjatë fjalimit të tij ishte premtimi për kthimin në vend të të gjitha forcave ushtarake në Afganistan dhe këtë e ilustroi me shembullin e një bashkëshorteje e cila pas vitesh të tëra iu rikthye bashkëshorti në shtëpi dhe ndalesa e tretë me të cilët deshi të godasë direkt kandidatët demokratë për President ishte politika mbi shëndetësinë.
Do e ulim akoma edhe më shumë barrën e sigurimeve shëndetësore për amerikanët, tha ai, por nuk do të lejojmë kurrë socializmin të shkatërrojë sistemin shëndetësor të Amerikës. Një përgjigjje e drejtpërdrejtë për Sanders dhe Warren që sugjerojnë një sistem shëndetësor shtetëror.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…