Disa ilegalisht me gomone, e disa me avion e stampë në pasaportë apo kontratë pune në xhep. Me dhjetëra mijëra shqiptarë u shpërndanë nëpër botë vitin e shkuar dhe thuajse 1/3 e tyre u dynd përtej kanalit anglez. Zyrtarisht, Home Office regjistroi gati 16 mijë aplikantë nga Shqipëria në 12 muajt e vitit, në kërkim të kushteve të mira ekonomike të Britanisë së Madhe.
Gjermania ndërkohë mbeti destinacioni kryesor për familjarët, ku mbi 8,470 shqiptarë shtesë morën leje qëndrimi gjatë vitit të kaluar. Nëse njëra mënyrë për të jetuar në Gjermani është me kontratë pune, për 1,745 të tjera zgjidhja ishte përmes kërkesës për azil.
Këto destinacione të reja të preferuara të shqiptarëve si Anglia dhe Gjermania konfirmohen edhe si origjina kryesore e dërgesave monetare në shtëpi
Destinacioni i tretë për emigrantët shqiptarë vitin e shkuar renditet Franca, ku mbi 5,600 individë regjistruan kërkesa për azil për herë të parë. Ndjekur nga ëndrra amerikane, ku njëra gjysmë e të larguarve iku në kontinentin e ri përmes procedurave të bashkimit familjar dhe gjysma me fat përmes lotarisë.
Në total, mbi 5,200 kërkesa të miratuara për shqiptarët nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pjesa tjetër e 46 mijë të larguarve u nda në vendet e Bashkimit Europian, si Italia, Greqia, Belgjika, etj. si përmes kanaleve të rregullta të emigrimit, ashtu edhe përmes azilit.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…