LAJME

“Ku është problemi me shqiponjën, e di situatën e luftës”, komediani i famshëm komenton marrëdhëniet Shqipëri – Serbi në një nga shfaqjet e tij

Max Amini është një komedian, aktor, producent dhe regjisor iraniano-amerikan, i cili ka rrëmbyer zemrat e publikut me stand-up komeditë që realizon.

Në shfaqjet e tij përmend tema interesante dhe në një të fundit mori po ashtu vëmendje të madhe.

Ai fillon duke treguar se si gjatë një shfaqjeje kishte një grua shqiptare që përdori simbolin e shqiponjës, e cila përfaqëson flamurin shqiptar.

Amini tregon se kur ajo e bëri këtë gjest, mendoi se ishte një sinjal për të dhe e falënderoi, por më vonë e kuptoi që ky ishte një simbol i flamurit shqiptar.

Gjithashtu e përmendi që edhe serbët kanë një shqiponjë në flamurin e tyre, duke theksuar se lidhja midis Serbisë dhe Shqipërisë është shumë e ngjashme me marrëdhënien mes Indisë dhe Pakistanit.

Ylli i famshëm thekson se serbët janë shumë të shqetësuar kur shqiptarët përdorin këtë simbol, për arsyen se e kanë bërë të parët.

Për më tepër, përmendi se FIFA nuk lejon përdorimin e kësaj shenje gjatë ndeshjeve, pasi serbët kanë kundërshtime për këtë. Shtoi se kjo është pjesë e historisë dhe luftërave, por nuk ka asnjë luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, përveç luftës në Kosovë.

Kjo iu vërtetua edhe nga një grua që ishte pjesë e shfaqjes që po e ndiqte këtë, duke thënë se ishte bërë e gjitha për Kosovën.

Por në fund, Max e mbylli me një mesazh duke shprehur dashuri dhe respekt për të gjithë, ku vë në pah se nuk ka dallime.

Kjo shfaqje shkaktoi të qeshura te publiku me mënyrën se si Amini e sqaroi dhe bëri gjeste, në mënyrë që të kuptohej nga të gjithë. 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago