POLITIKE

Kulmi i çmendurisë/ Daçiq pretendon se videoja me Radoiçiqin është një mashtrim: “Në video shihet bora”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se videoja e sotme e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, duke drejtuar grupin e sulmuesve në Banjskë, nuk ishte realizuar të dielën.

Daçiq për televizionin serb “RTS” e ka quajtur videon “një gënjeshtër tjetër”.

Pamjet e publikuara nga ministri Sveçla ishin nga droni, ndërsa shihet Radoiçiq i armatosur dhe me uniformë, duke drejtuar një grup tjetër të personave të armatosur e në uniforma.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan”, kishte shkruar Sveçla në Facebook të martën.

Ivica Daçiqit i ka penguar që grupi që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, po quhet grup terrorist.

Në sulmin në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagën tre policë tjerë. Po ashtu u vranë edhe tre sulmues.

“Tash ata që janë kundër terrorit të Kurtit dhe që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, po i quajnë terroristë. Në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë 300 deri 400 policë serbë, janë vrarë nga të ashtuquajturit luftëtarë të lirisë dhe tash serbët qenkan terroristë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se “nuk dëshiron t’i justifikojë veprimet e dhunshme”.

“Na vjen keq për vrasjen e një polici, humbjen e jetëve të serbëve dhe që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interes të Serbisë”, tha Daçiq.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë me cilin “nen të Rezolutës 1244 apo të marrëveshjes së Brukselit” në veri të Kosovës lejohet prania e Policisë së Kosovës.

Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është fajtori i vetëm i asaj që ka ndodhur”.

Ai ka thënë se “Prishtina dhe opozita në Serbi po mundohen t’ia bartin përgjegjësinë Vuçiqit”.

“Kështu po mundohen të dëshmojnë dhe të tregojnë se Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviq kanë qenë ata që i kanë kryer këto veprime. Ata më së shumti do të donin të ishte Mojsiloviqi, sepse kanë nevojë për një lidhje me Beogradin, duan të thonë se dikush po importon nga jashtë”, tha Daçiq dhe duke komentuar videon që  tregon Milan Radoiçiq, tha se “madje mund ta shihni borë” në video.

“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, tha  rrenci Daçiq.

Ai thotë se “Beogradi po lufton për paqen, për të drejtat e serbëve dhe nuk do të lejojë përshkallëzim të mëtejshëm të gjithë kësaj”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

52 minuta ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

2 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

13 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

15 orë ago