‘Kumbari i Putin’: Ukrainasit kapin njeriun kryesor të presidentit rus në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyi njoftoi për një operacion të kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës për të arrestuar një politikan pro-rus, kumbarin e presidentit rus Vladimir Putin, Viktor Medvedchuk, transmeton Gazeta Metro.

“Një operacion special u krye falë SBU. Bravo! Detaje më vonë. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky në Facebook, duke postuar një foto të politikanit të veshur me uniformë ushtarake me një shirit të flamurit ukrainas.