Ka folur për Euronews Albania fqinja e Dan Hutrës i cili vrau ditën e djeshme tre gra dhe plagosi tre të tjera.
Ajo tha se Hutrën e njohin ndërsa tregoi dhe rastin e përdhunimit të kunatës së 40-vjeçarit.
Sipas saj ky i fundit e kishte marrë kunatën dhe e kishte çuar në Sharrë ku e ka përdhunuar.
Hutra më pas ishte martuar, por që ish-bashkëshorten e kishte vrarë me thikë.
“E njohim. Në 2003 e mori kunatën e çoi në Sharrë dhe e përdhunoi, kunata ndodhet sot e kësaj ndodhet në shtëpi. Më pas u martua dhe e theri me thikë gruan e futën në burg, doli dhe bëri këto që bëri dje.
Familja e tij janë në Gjermani, ishin shumë të mirë, punonin nëpër firma. Ai del nga burgu e bën një krim. Vëllezërit kanë ikur. Nuk ishim në dijeni se kishte një partnere tjetër. Dje nuk e kemi parë. Nuk e kemi parë më që nga viti 2007”- tha ajo.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…