FOTO&VIDEO

Kur Chirac i kërkonte Millosheviqit ndaljen e vrasjeve dhe masakrave në Kosovë

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac i cili ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare i ka dhënë mbështetje Kosovës posaçërisht në vitin 1999.

Klan Kosova ju sjellë një fjalim të Chirac marrë nga arkiva e Associated Press ku ai jep arsyet e operacioneve ushtarake të NATO-s në Kosovë duke thënë se të gjitha rrugët e tjera ishin eksploruar para se të merrte vendimin për të përdorur forcën ushtarake.

“Sjellja e qeverisë serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të qëndrojë në këmbë ndërsa ky njeri dhe qeveria e tij janë brenda kufijve të saj. Millosheviqi, për më shumë se dhjetë vjet ka kryer spastrim etnik sistematik, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni dhe tani në Kosovë . Ai ka urdhëruar vrasje dhe masakra dhe ka destabilizuar të gjithë rajonin”, transmeton Klan Kosova.

“Si rezultat, më shumë se 200 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona njerëz u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, familje janë ndarë dhe qindra fshatra janë shkatërruar. Kjo tashmë duhet të marrë fund. Ne kemi provuar gjithçka për t’i ndaluar këto mizori. Ka ardhur koha për të ndaluar vrasjet dhe për të hequr mjetet me të cilat kryen këto regjime”, thoshte ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

9 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago