Çështja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe apo Qendrore në Prishtinë, ka disa vite që ka qenë njëra ndër temat më të diskutuara në vend. Lokacioni se ku duhet ajo të ndërtohet po ashtu ka qenë njëra ndër sfidat që ka përcjellur që nga fillimi këtë proces ende të pa finalizuar, raporton IndeksOnline.
Në Ditën e Fitër Bajramit, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kishte dhënë lajmin se Bashkësia Islame në Kosovë, kishte dorëzuar lejen në komunë për të filluar ndërtimi i saj.
E tani kur kanë kaluar 11 ditë që nga ajo deklaratë, i kontaktuar nga IndeksOnline, Ahmeti ka bërë me dije se aktualisht aplikimi i BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe është duke u shqyrtuar brenda Drejtorisë së Urbanizmit.
Procesi sipas tij është në rrjedhat normale administrative, siç i ndodh çdo projekti, ndonëse kësaj radhe kemi të bëjmë me një projekt më të madh.
“BIK ka aplikuar, ndërsa tani është duke u shqyrtuar brenda Drejtorisë së Urbanizimit. Ky nuk është projekt i vogël, por po shqyrtohet brenda afateve. Në momentin kur janë gati pastaj ju lajmërojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.
Sipas Ahmetit tani janë duke u diskutuar disa detaje e që lidhen me kushtet e ndërtimit, ashtu siç bëhet në çdo rast kur jepen leje.
“Pritet të finalizohet shpejtë, nuk ka ndonjë problem vetëm se janë disa detaje të cilat duhet mu definu sipas planit rregullativ në fuqi dhe sipas ligjeve”, theksoi Ahmeti.
Ndryshe kërkesa për një xhami të përmasave të tilla e cila pritet të ndërtohet pranë Postës së Madhe në Prishtinë, ka qenë e kamotshme.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…