Figurë përçarëse e kishte cilësuar Kurti në vitin 2017 Kadri Veselin, të propozuarin e PAN’it për kryetar të Kuvendit. Njëjtë po i thonë opozita e sotme Albulena Haxhiut që Kurti po do me patjetër ta bëjë kryekuvendare.
“Ka ndonjë deputet tjetër, i cili është shumë më adekuat për të qenë kryetar kuvendi sesa z. Veseli dhe pse do duhej të ishte kryetari i kuvendit ai ose askush tjetër, sa deputetë i ka…”, kishte thënë Kurti më 6 korrik 2017 në një intervistë të Baton Haxhiu në Klan Kosova.
Kurti kishte thënë se kryetar i kuvendit duhet të jetë dikush unifikues, e jo “figurë përçarëse e kontroverse”.
“Është e drejtë që nëse nuk kalon i pari, të propozohet sërish apo jo, të shohim dikë tjetër. Mendoj që kjo është një lloj mosbesimi në PDK, unë besoj që PAN dhe PDK kanë edhe njerëz tjerë përveç Kadri Veselit. Çka u bë kjo punë që veç ky njeri qenka aty, pra ju e dini shumë mirë me çfarë vote, me shumice dërrmuese ishte zgjedhur Jakup Krasniqi kryetar kuvendi. Unë besoj që ka tash në PAN edhe të tjerë që do të mund të ishin kryetar të kuvendit. Dhe gjithashtu nuk do të kishte qenë keq që kryetari i kuvendit të jetë dikush gjithëpërfshirës, pra të mos jetë dikush që bëhet me 60 vota e gjysmë, d.m.th. ta kemi një kryetar të kuvendit i cili mbase është edhe më i votuar sesa presidenti, që të jetë një shumicë më gjithëpërfshirëse, jo ajo shumica e zorit për kryetar të kuvendit, sepse kryetari i kuvendit ka shume punë me opozitën dhe nuk mendoj që duhet të jetë ndonjë figurë kontroverse, ndonjë figurë përçarëse, duhet të jetë dikush më unifikues”, kishte thënë Kurti.
Dje qe tentativa e 15’të për të konstituar kuvendit. VV po këmbëngul që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e kuvendit, propozim që po kundërshtohet nga opozita.
Intervista e plotë këtu.