Kur Mytaher Haskuka merrte pjesë në simpoziumet e PDK-së

Aktualisht është pjesë e LVV-së, por duket se kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka qenë në PDK.

Të paktën kështu pretendon, Ilir Baldedaj, nga AAK-ja i cili ka publikuar një fotografi ku Haskuka, shihet krah Memli Krasniqit, derisa flet për sfidat e arsimit në një ogranizim qe mban llogon e PDK-së, shkruan Magazina.al

“Zonja dhe zoterinj. Ju prezentoj MERCENARIN e SHIK-ut ne Prizren: MYTAHER HASKUKA!”, ka shkruar Baldedaj.

Ndryshe, Mytaher Haskuka, në atë kohë merrte pjesë në organizime të ndryshme politike të Partisë Demokratike të Kosovës.