‘Kur s’po e mposhtim as Zelenskyn, çka do i bëjmë Amerikës’: Rusi paralajmëron fundin e Putinit

Në një debat televiziv për Russia 1, një rus ka folur haptazi për humbjen e mundshme të Rusisë në luftë, duke e quajtur këtë gjë si fillimin e fundit të shtetit rus, shkruan Gazeta Metro.

Ai me këtë fjalim e parashikon fundin e regjimit të Putin nëse Rusia s’mund të dalë fituese në Ukrainë. Ky lloj fjalimi është tejet i rrallë në kanalet që kontrollohen nga vetë shteti, për qëllime propagandistike.

“Dhe pastaj mbështetja nga India, Kina dhe bota arabe do të avullohet.”

Më tej, shtoi: “Kur Rusia i dërgoi ultimatum SHBA’së, ajo i dërgoi ultimatum vetes së saj. Rusia s’mund të humbë.”

“Kjo do të thoshte se Rusia s’ka fuqi të përballet me kë? Me Ukrainën? Me Zelenskyn? Marrëveshja me Ukrainën do të ishte fillimi i fundit të shtetit rus”, paralajmëroi rusi në këtë debat.