Kura për COVID-19 në Izrael, shkencëtarët izolojnë antitrupin, drejt arritjes së terapisë

Një grup kërkuesish në Izrael ka arritur të izolojë një antitrup kryesor që mund të shërbejë për mposhtjen e koronavirusit.

Konfirmimi erdhi nga Ministri i Mbrojtjes i shtetit hebre, duke e përkufizuar atë si “një hap të rëndësishëm” drejt arritjes së një terapie për të kuruar pacientët me COVID-19. Antitrupi monoklonal neutralizues, i zhvilluar nga Instituti izraelit për kërkimet biologjike, mund të neutralizojë virusin vdekjeprurës.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një “progres të rëndësishëm në gjetjen e një terapie kundër koronavirusit”. Drejtori i institutit, Shmuel Shapira, thotë se po kërkohet regjistrimi i patentës për formulën e antitrupit që më pas të gjendet një kompani globale për prodhimin në masë të gjerë.