POLITIKE

Kurdët mohojnë rolin në sulmin e Stambollit

Militantët kurdë të Partisë Popullore Kurde PPK, kanë mohuar çdo lidhje të tyre me sulmin e ndodhur në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku të vdekur mbetën gjashtë persona dhe të plagosur 81 të tjerë.

Më herët, Policia e Stambollit bëri me dije se autorja e sulmit në afërsi të sheshit Taksim, i cili la të vdekur gjashtë persona dhe plagosi 81 të tjera, është një shtetase siriane, e identifikuar si Ahlam Albashir.

Autoritetet turke kanë publikuar edhe një fotografi të saj pas arrestimit, ku përtej saj, janë vënë në pranga edhe 21 persona të tjerë, si pjesë e grupimit të PKK-së, e cila është akuzuar për sulmin e përgjakshëm në Stamboll.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu, sulmi është urdhëruar nga një bazë kurdë në qytetin Kobani, i cili gjendet në kufirin verior me Sirinë.

Ankaraja zyrtare, më parë, ka ndërmarrë operacione të ndryshme kundër militantëve kurdë sirianë, në këtë zonë.

“Personi që e kreu sulmin dhe la bombën në vendngjarje, mendohet se ka kaluar përmes Afrinit, një rajon tjetër verior në Siri”, shpjegoi Soylu.

Ndërkohë, mbi situatën me të plagosurit, 50 syresh janë larguar nga spitali me lëndime të lehta, ndërsa 31 të tjerë po vijojnë të marrin mbikëqyrjen e nevojshme mjekësore.

Kjo nuk ka qenë hera e parë që Stambolli bie pre e sulmeve kurdë, kur në vitin 2016, një sulm i ngjashëm la të vrarë 38 persona dhe plagosi 155 të tjerë, pas një goditjeje të koordinuar me dy bomba.

Çfarë ndodhi?

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 81 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim masiv i ndodhur në Stamboll pasditen e 13 nëntorit, ku veprimet e para hetimore janë të orientuara drejt një sulmi me prapavijë terroriste.

Shifrat i ka bërë me dije fillimisht guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaja, i cili ka shpjeguar shkurtimisht edhe situatën aktuale, në rrugën Istaklal, ku shpërthimi ndodhi, duke thënë se katër persona kishin humbur jetën.

“Të plagosurit por trajtohen momentalisht dhe hetimet po kryhen. Ndërsa, i lutemi publikut të tregojë durim, për të marrë përditësimet e fundit zyrtare mbi ngjarjen”, shkroi ai në median e tij sociale Twitter.

Më pas, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e dënoi sulmin dhe bëri me dije se numri i viktimave kishte shkuar në gjashtë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:20 të pasdites, në distriktin e Beyoglu. Një zonë kjo tepër turistike dhe me shumë lëvizje përgjatë gjithë orëve të ditës.

Fillimisht, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në një prej rrugëve, përkatësisht atë Taksim Istiklal dhe një kaos i menjëhershëm u zhvillua në zonë, për shkak të panikut të qytetarëve.

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe aty u përballën edhe me tragjedinë.

Mediave, sipas raportimeve lokale, iu ndalua të afrohen në zonën e goditur dhe përditësimet me lajme janë bërë vetëm në rrugë zyrtare.

Vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për shtyp përpara fluturimit të tij për në Bali, ku do të jetë pjesë e samitit të vendeve të G20, tha se “aroma e terrorizmit po ndihej në ajër”.

“Kushdo që mendon se do ta kapë Turqinë me vepra terroriste, e ka përpjekje të dështuar”, tha ai. “As sot, as nesër, Turqia nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve, ashtu sikundër në të shkuarën nuk është ndalur”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago