Kurti dhe kryeministrja e Zelandës së Re, të vetmit në botë që dhuruan nga paga e tyre për shtetin e vet në luftë kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Zelandës së re, Jacinda Ardern, janë kryeministrat e vetëm në të gjithë botën që dhanë nga paga e tyre për shtetin e vet, në ndihmë për të luftuar COVID-19.

Kryeministri Kurti pasi më herët përgjysmoi pagën e tij të cilën e kishte rritur ish kryeministri Haradinaj për 100%, dhuroi edhe gjysmën e pagës së vet në konton e shtetit për ta ndihmuar atë në luftë kundër COVID-19.

Pas Kurtit, të njëjtin shembull po ndjekin edhe disa deputetë të LVV-së.