POLITIKE

Kurti: Draft-statuti dëshirë për Republika Sërpska në Kosovë, propozova një draft-vizion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për deklaratën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se gjendja në veri është shqetësuese, ka thënë se krejt kjo po ndodh kryekëput me faje të Listës Serbe.

Kurti ka thënë se braktisja e institucioneve dhe bojkoti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë gabimet të Listës Serbe që duhet t’i paguajnë vetë ata. Kreu i Qeverisë së Kosovës është i vetëdijshëm se kryetarët e komunave në veri do të jenë më ndryshe.

“Arkitektura e Kosovës nuk e lejon që të ketë komuna pa kryetar. Ministria e Financave e ka të domosdoshme kryetarin e komunave. Tani i kemi kryetarët e komunave, do të dëshiroja të jemi në rrethana të tjera. Por kjo situatë vjen si pasojë e braktisjeve të institucioneve nga Lista Serbe me urdhër të Beogradit dhe bojkotit të zgjedhjeve më pas. Gabimet e Listës Serbe nuk mund t’i paguajë Kosova dhe qytetarët e vet. Gabimet e Listës Serbe duhet t’i paguajë vetë Lista Serbe. Jam i vetëdijshëm që kryetarët nuk do të kenë mandat i plotë, nuk bëhet fjalë për mandat për katërvjeçar. Nuk do të jenë udhëheqës me u të madhe, por me u të vogël. Unë ua kam bërë të ditur se nuk dua që të ketë asnjë lloj triumfalizmi. Udhëheqësi komunal është shërbëtor i qytetarëve, jo sundimtar i tyre”, ka thënë Kurti pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Borrell në konferencë për shtyp pas takimit bëri të ditur se përveç çështjes së të zhdukurve dhe Asociacionit, u diskutua edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në veri më 23 prill. Përfaqësuesi i BE-së ngriti shqetësime se situata në veri mund të shkojë në gjendje kritike. S’pati ndonjë dakordim për këtë çështje gjatë takimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago