Fikrim Damka nga Kosova Demokratik Turk Partisi është zëvendëskryeministri i tretë për çështje të pakicave në qeverinë e re të prirë nga Albin Kurti. Në mandatin e kaluar, Damka ka qenë ministër i Zhvillimit Rajonal.
Ndaj Damkës aktualisht ka aktakuzë të ngritur për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, Damka dhe Besim Kamberaj akuzohen se gjatë periudhës 16 gusht 2021 deri më 24 mars 2022 kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”. Në bazë të hetimeve, dyshohet se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro.
Partia e tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka marrë dy ulëse, një prej tyre ishte vetë Damka, mirëpo pas rinumërimit, ai e ka humbur mandatin e deputetit.
Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.
“Me siguri që po [që duhet të intervistohet]”, ka thënë Pula.
“Gjithsesi. Unë sa e di, e kemi vetëm një rast që një deputet e ka humbur mandatin, edhe është ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vërejtur që ka mandate të humbura për deputetë të tjerë, pavarësisht tendencave që t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijëra, prapë nuk kanë arritur kuotën e saktë nga vendi prej nga vijnë për me u ba deputetë”.
“Prandaj, është i vetmi ky kandidat që e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mëdyshje që duhet të intervistohet”, ka thënë ditë më parë Pula.
“Të jemi të qartë, kjo është çështje ekskluzive e Kryeprokurorit të Prokurorisë përkatëse për ta vazhdu hetimin deri në fund”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…