Kurti: E shkarkova Veliun, s’ka ministra me dikë që i harmonizon qenderimet me qeverinë e vjetër!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se sa i përket vendimit për shkarkimin e Agim Veliut e ka njoftuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa gjysmë ore më herët.

“Unë e kam njoftuar më shumë se gjysmë ore përpara për vendimin që kam marrë dhe kam kërkuar emrin e ri. Me marrëveshjen tonë të koalicionit jemi zotuar se do të mbajmë qendrime të njejta. Po mos të ishte deklarimi i mesnates i ish-ministrit sot do të ishte situate tjetër, por tash e kemi qeverinë e re, dhe nuk mund të kemi minsitra që i harmonizojnë qëndrimet me dikë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti.