POLITIKE

Kurti gënjeu që ishte jashtë vendit: Shfaqet në Prishtinë duke pirë e duke ngrënë

Albin Kurti është kapur në gënjeshtër pasi ka refuzuar ftesën e Presidentit Thaçi, me arsyen se ai gjendet jashtë vendit dhe nuk mund të takohet.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar të parit të VV’së, Albin Kurtit, dy ftesa ku i është bërë thirrje për takim dhe që të konsultohen rreth mandatitim për krijim e Qeverisë.

Mirëpo Kurti refuzoi këto ftesa, me arsyetimin që ai gjendet jashtë vendit dhe se sonte nuk mund të takohet fare me të.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vijë as sonte”, ka shkruar Kurti në përgjigjen e tij për Presidentin Thaçi.

Derisa tha që nuk mund të takohet pasi është jashtë vendit, Kurti është zbuluar keq pasi që është shfaqur në Prishtinë.

Ai ka organizuar ndeje për fundvit për partinë e tij në një restaurant në Prishtinë.

Nga aty Kurti tha se ka qenë në Shkup paradite me punë dhe nuk ka pasur mundësi që të takohet me Presidentin Thaçi.

Si duket më e rëndësishme për Kurtin është ndeja e fundvitit, e cila ka filluar rreth orës 18:30, sesa takimi me Presidentin Thaçi për mandatimin e Qeverisë, takim ky që ka pasur të mbahet në ora 20:00.

Ndërkaq përveç që nuk i ka shkuar në takim fare, Kurti ka kritikuar Thaçin për transparencë me qytetarët, duke kërkuar nga ai që të mos bëj publike letrat nëpër media elektronike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

7 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

12 orë ago