FOTO&VIDEO

Kurti i bindur: Nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas 1 janarit

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend nuk ka zbrazje të Kosovës, por, ka emigrim.

Ai tha as pas 1 janarit kur qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, deklaroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

“Për më pak se 3 vjet ka më shumë se 16% rritje të punësimit. Sa i përket drejtësisë është e vërtetë që aty kemi edhe më tutje pengesa ndonëse sundimi i ligjit e sidomos luftimi i krimit e korrupsionit është vërtetuar edhe nga organizata prestigjioze që Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri.

Po ashtu, kryeministri tha se gjatë qeverisjes së tij, ekonomisë i janë shtuar mbi 1 miliard euro për çdo vit, janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja.

Ai tha se në vitin 2020, Bruto Produkti Vendor ka qenë 6.77 miliardë euro, ndërsa në vitin e ardhshëm do të jetë mbi 10 miliardë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 minuta ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

15 orë ago