LAJME

Kurti jep lajmin e mirë: Të hënën nis skema e mbështetjes, çdo familje së paku një të punësuar

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se po e nisin skemën e radhës në mbështetje të qytetarëve “Qeveria për familjen”, ku në kuadër të masave të punësimit synojnë të garantojnë që çdo familje e Kosovës të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Kurti ka thënë se prioriteti i Qeverisë që drejton është punësimi dhe drejtësia.

Ai në një video të postuar në Facebook ka sqaruar se nëpërmjet kësaj skeme, Qeveria do të subvencionojë deri në 70 % të pagës bruto të punëtorit, maksimumi deri në 300 euro, për 6 muaj me radhë.

Kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë, është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si punëkërkues dhe që e plotësoni këtë kusht dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtorë, është të dërgoni dokumentet përkatëse në zyrat e punësimit në komunat tuaja. Ministria e Financave të hënën do të ndaj me ju të gjitha informatat e nevojshme”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

41 minuta ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago