Kryeministri Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën.
Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to.
“I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.
Politika tatimore
Kurti thotë se të ardhurat tatimore në Kosovë janë rritur së fundmi me 34 për qind dhe kjo pa bërë ndryshime në politikën fiskale. Sipas tij kjo do të thotë se njerëzit janë përsëri të gatshëm të paguajnë më shumë taksa, sepse e dinë që qeveria e tij nuk është e korruptuar.
Luftimi i korrupsionit
Si sfidë të dyti Kurti sheh luftën kundër korrupsionit. Sipas tij organet e ndjekjes penale dhe të drejtësisë duhet të jenë edhe më efikase dhe të marrin masa edhe më të rrepta.
Strukturat ilegale serbe
Sfida e tretë është sipas kryeministrit Kurti Serbia, të cilën ai e konsideron si kërcënim për Kosovën. Serbia tha ai për gazetën “Die Welt” po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Rusinë. /DW
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…