KM Albin Kurti/ Foto: Valdrin Xhemaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thurur lavde Qeverisë që ai udhëheq, në mbledhjen e 100-të të mërkurën, duke thënë se “qeverisje më të mirë Kosova s’ka pasur kurrë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur ndonjë qeverisje më të mirë sesa ajo që është tash.
Kurti në mbledhjen e 100-të të Qeverisë, ka thënë se është përballur Qeveria me sfida, përfshirë dukuritë negative që janë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por edhe krizat e ndryshme si ajo e pandemisë, energjetike e inflacionit.
“Kosova s’ka pasur qeverisje më të mirë, por mbetet më shumë për të bërë. Nevojat janë të mëdha. Mirëpresim bashkëpunimin me njerëzit vullnetmirë pa dallim, për ta përmirësuar qeverisjen, veten e për ta rritur efikasitetin. Rolin e qeverisjes se marrim si të mirëqenë, unë me kabinetin po bëjmë maksimumin për të avancuar gjitha aspektetet që ndikojnë në jetë”, ka thënë Kurti.
Ai ka përmendur disa nga dukuritë negative të trashëguara, ndërsa edhe disa prej të arriturave.
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…