POLITIKE

Kurti: Ky është problemi më i madh për Kosovën, Serbia po e kopjon Rusinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë.

Shefi i ekzekutivittë Kosovës në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka thënë se Serbia po e kopjon Rusinë, e që sipas tij po angazhohet të shkatërrojë shtetësinë e shteteve që nuk janë pjesë e BE-së.

“Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë.

“Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi në Ukrainë.”

“Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi, këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe me të gjitha kapacitetet e veta angazhohet ta shkatërrojë shtetësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu qartësoi se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të Komunave Serbe, meqë sipas tij, është në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Kosovës.

“Një krijesë të tillë e kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dayton dhe i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e don një krijesë të njëjtë edhe në Kosovë”.

Ndërkohë, ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen nëse e ka përshtypjen se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kuptohet më mirë se ai me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiqin, por ka përmendur mbledhjen e fundit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të reja midis tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago