Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh mandatar për të qeverisur Kosovën, është deklaruar pas takimit që zhvilloi në selinë e kësaj partie me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Me të, siç theksoi më herët edhe Grenelli, thotë se ka diskutuar për nevojën urgjente në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.
“Prita ambasadorin amerikan Richard Grenell sot në zyre, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli. Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, shkruan Kurti në Twitter, transmeton Koha.net.
Grenelli, pas takimeve me Kurtin e VV-së dhe Mustafën e LDK-së, tha se nuk ka ardhur në Kosovë për çështje politike dhe as lidhur me krijimin e qeverisë, por, ka ardhur për të diskutuar rreth mundësive për rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…