POLITIKE

Kurti mesazh Osmanit nëpërmjet këshilltarit: Pozitat më të larta i mori me ndihmën e VV’së, në zgjedhjet e fundit fituam më shumë pa të

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e president, proces për të cilin ka pasur edhe përplasje mes stafit të presidentes Vjosa Osmani, me Lëvizjes Vetëvendosje.

Zulfaj, ka thënë se Osmani ka marrë pozitat më të larta shtetërore, kryetare e kuvendit dhe presidente, me ndihmën e VV’së, dhe se asnjë figurë e VV’së s’i ka mbajtur këto dy pozita.

‘‘Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar’’, ka shkruar ai.

Postimi:

1/5

Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.

1.

Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.

Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.

Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.

Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago