Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor.
Kurti tregoi se i ka falënderuar tre policët për qëndresën dhe besimin e treguar ndaj institucioneve të Kosovës.
“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia”, shkroi Kurti.
“Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”.