Kurti për krijimin e Qeverisë së re nga LDK: Të mos nguten të shpallin fitoren, nuk ka vend për triumfalizëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar krijimin e Qeverisë së re nga LDK-ja, me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Në konferencën për media pas mbledhjes për 100-ditëshin e Qeverisë, Kurti ka bërë thirrje që të mos nguten për të shpallur fitore.

“Zyrtarëve të ndryshëm shtetëror, u bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren, sepse nuk ka vend për triumfalizëm dhe nuk mund ta humbim këtë lojë tashmë gati të fituar, në 10 minutat e fundit të ndeshjes”.

“Kushdo që shpall fitore, në fakt i ndihmon këtij armiku të padukshëm – koronavirusit për të cilin siç e dimë ende nuk ka vaksinë”.

Kurti tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm në masat e marra kundër pandemisë.

“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do ta presim në detyrë dhe me punë të shumta, e posaçërisht sa i përket luftimit të pandemisë së koronavirusit”.

“Menaxhimi i deritanishëm ka qenë shembullor. U bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta ruajnë kulturën e përgjegjësisë dhe diciplinës”, ka thënë Kurti.